25-vjeçarja solli në jetë shtatënjak
Atraktive

25-vjeçarja solli në jetë shtatënjak

16.Feb.2019 07:30
0

Një nënë është në gjendje të mirë shëndetësore pasi ka lindur natyrash shtatë fëmijë, gjashtë vajza dhe një djalë.

25-vjeçarja, emri i të cilës nuk është bërë i ditur, ka lindur në një spital në Diyali të Irakut dhe besohet se është gruaja e parë në Lindjen e Mesme që lind shtatnjak.

Zëdhënësi i spitalit ka bërë të ditur se nëna dhe fëmijët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Babai Youssef Fadl ka thënë se nuk e kanë pasur ndërmend të zgjerojnë familjen dhe se tani kanë dhjetë fëmijë.

Shtatnjakët e parë në botë kanë lindur në Iowa gjatë vitit 1997.

Vuçiq: Gjermania nuk e do ndryshimin e kufijve të Kosovës
Trump, thirrje për njohje të ndërsjellë Kosovë - Serbi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration