22-vjeçares i vendoset kafka e parë plastike, e bërë me printer 3D
Trupi dhe shëndeti

22-vjeçares i vendoset kafka e parë plastike, e bërë me printer 3D

15.Jul.2019 11:30
0

Një 22-vjeçare nga Holanda, që vuan nga një sëmundje kronike e çrregullimit të kockave, ka parë t’i shtohet trashësia e kafkës nga 1.5 cm në 5 cm, duke i dhënë dhimbje të tmerrshme koke dhe ulje të shikimit të syve.

Për këtë arsye, mjekët ia hoqën pjesën e sipërme të kafkës dhe ia zëvendësuan me një pjesë që e printuan me material plastike, në një printer 3D.

Operacioni u krye nga një ekip neurokirurgësh në universitetin e Utrehtit, të cilët thonë se kjo është hera e parë që transplantohet një kafkë e printuar me 3D, dhe trupi i pacientes nuk e ka refuzuar.

Operacioni zgjati 23 orë, dhe kafka e 22-vjeçares ishte trashur aq shumë sa po të mos operohej do të kishte pësuar dëme shumë të rënda në tru, që do ta çonin drejt vdekjes.

Pasi i hoqën pjesën e sipërme të kafkës së vet, mjekët krijuan transplantin plastik enkas për formën që i nevojitej vajzës, dhe tani asaj i është kthyer shikimi, nuk ka më dhimbje e madje është kthyer në punë.

Nuk dihet ende nëse kafka plastike do të zgjasë përgjithnjë apo nëse do të zëvendësohet në të ardhmen, por operacioni konsiderohet mëse i suksesshëm dhe vajza nuk dallohet fare që ka bërë operim.

Ndahet nga jeta në moshën 93 vjeçare njeriu që shpiku fjalëkalimin
Zbulohet dhuratat e Vuçiqit për Macronin
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration