21 vite nga vrasja e Azem Hajdarit
Rajoni dhe Politika

21 vite nga vrasja e Azem Hajdarit

12.Sep.2019 08:11
0

Sot bëhen 21 vite nga vrasja në Tiranë e deputetit dhe ish-kryetarit të parë të Partisë Demokratike në Shqipëri, Azem Hajdari.

Azem Hajdari ishte qëlluar para selisë së PD-së, ku qëndronte ish-kryetari i kësaj partie, Sali Berisha.

Hajdari u qëllua me një breshëri plumbash, duke mbetur në vend i vdekur.

Më 14 shtator turma e irrituar dhe mbështetëse e PD-së sulmon me armë objektet e qeverisë, duke mbajtur në krahë arkivolin me trupin e vdekur të Azem Hajdarit dhe duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Fatos Nano.

Deputeti i Partisë Demokratike, Azem Hajdari, u ekzekutua mbrëmjen e 12 shtatorit 1998, pak metra larg selisë së PD-së në kryeqytet.

Nga breshëritë e plumbave gjeti vdekjen dhe truproja i tij, Besim Cera nga Dibra.

Për vrasjen e ish-liderit të dhjetorit u akuzuan Jaho Mulosmani si dhe tre vëllezërit, Izet, Ismet dhe Isamedin Haxhia, njerëz që qëndronin shumë pranë kryeministrit Berisha dhe mbanin poste të rëndësishme.

Ish-truproja i kryeministrit Sali Berisha, Izet Haxhia, sipas akuzës telefonoi Hajdarin dhe e nxori nga zyra e tij, ku dhjetë minuta më pas e ekzekutuan në pritë, ndonëse një moment i tillë mbetet realisht i paqartë.

Në një proces gjyqësor maratonë u cilësuan fajtorë Mulosmani, i cili u dënua përjetë si dhe dy vëllezërit Izet e Ismet Haxhia, që u dënuan përkatësisht me 25 dhe 20 vitet heqje lirie. I treti i vëllezërve Haxhia, Isamedini u dënua vetëm për armëmbajtje pa leje.

Edhe pse dosja u mbyll me ndëshkimin e tre personave, asnjëherë nuk u tha motivi përse u ekzekutua Azem Hajdari. Ndërkaq, u vërtetua se mbi deputetin kishte qëlluar me dorën e tij Fatmir Haklaj, i cili është vrarë më vonë gjatë një atentati të mirorganizuar.

I vetmi që u shpall i pafajshëm për ngjarjen e shekullit, ishte Fatmir Meta. Ai u lirua nga salla e gjyqit.

​Limaj nominohet zyrtarisht për kryeministër nga koalicioni NISMA-AKR-PD
SHBA, Trump premton intensifikimin e luftimeve kundër talebanëve
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration