21 thënie të bukura holandeze
Kulturë

21 thënie të bukura holandeze

08.Aug.2019 15:17
0

Holanda njihet si një prej vendeve më të përparuara të botës, qoftë si një demokraci e avancuar, qoftë si një vend inovativ, apo edhe si vendlindje e shumë personaliteteve që dhanë kontribut të madh botëror në shkenca e arte.

Nga “vendi i tulipanëve” sjellim një dozë mençurie të këtij populli, që gjendet i përmbledhur në thëniet e tij.

Gjeni më poshtë 21 thënie të urta nga Holanda:

Duhet të kesh më shumë se një shigjetë për një hark.

Një grua e vetme në qytet bën më shumë zhurmë se njëqind burra.

E puthura nuk vuloset në ballë, por në zemër.

Është art i madh të mbetesh i mençur në mesin e të marrëve.

Është vështirë të mbash një maskë për një kohë të gjatë.

Fal shumë, ai që di shumë!

Fëmijët e vegjël janë si dhembje koke, ndërsa fëmijët e mëdhenj – si dhembje zemre.

Kur djalli hyn në Kishë, rrin në altar.

Kush don të lozë me macen, të presë edhe gërvishtjen.

Kush nuk fillon nga e para, vështirë të arrijë në fund.

Kush s’ndihmon vete, nuk meriton të ndihmohet nga të tjerët.

Kush thotë se ka mjaft kohë, vonohet.

Marrëzia ka krahët e shqiponjës dhe sytë e bufit.

Mëshira ndaj ujqërve është padrejtësi ndaj deleve.

Në një punë janë të rëndësishme tri gjëra: të fillosh, të vazhdosh dhe të mbarosh.

Pema që bën kokrra të mira rritet ngadalë.

Pula më me kënaqësi e bën vezën aty ku gjen edhe një tjetër.

Shtëpia me komshinj të mirë vlen më shumë sesa floriri.

Shumë vetëve ua thyen qafën fjala e nxituar.

Zoti e bëri oqeanin, por holandezët e bënë Holandën.

Zoti nuk paguan çdo javë, por ai paguan në fund.

Korrupsion gjigand: Pamjet që po tronditin politikën në Maqedoninë e Veriut (video)
Shqiptari shpik vaksinën kundër kancerit, merr patentë europiane
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration