Vuçiqi thotë se zgjidhja e kompromisit nuk mund të jetë e lehtë për Serbinë
Rajoni dhe Politika

Vuçiqi thotë se zgjidhja e kompromisit nuk mund të jetë e lehtë për Serbinë

22.Jun.2020 21:16
0

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, u takua sot me të dërguarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Pas takimit, Vuçiqi tha se Lajçaku mund të garantojë objektivitet në dialog shkruan Zëri. 

Për ne, tha Vuçiqi, "temat mund të jenë të dhimbshme, por zgjidhja e kompromisit kurrë nuk mund të jetë e lehtë për Serbinë".

Tha se pret vazhdim të procesit të dialogut qysh në korrik.

 

Ai thotë se nesër do të takohet me presidentin rus, Vlladimir Putin, dhe se shpreson që para takimit në Ëashington të ketë kohë edhe për një takim me përfaqësuesit e Brukselit.

 

"Natyrisht se nuk na presin ditë të lehta, nuk do të ketë çështje të lehta për Serbinë, por shpresoj se do t'ia dalim t'i ruajmë interesat tona vitale dhe nacionale", u shpreh presidenti serb.

Ai tha se Serbia është e gatshme për dialog, e të cilën gjë, tha ai, "e kërkojmë edhe nga pala tjetër", ndërsa kërkon nga Kosova të mos dalë me kërkesën për njohje.

Ndërsa Lajçaku, nga ana e tij, tha se rruga e Serbisë për në BE është e lidhur ngushtë më dialogun me Kosovën.

"Kur dialogu të vijë në fundin e tij, nuk do të duhej të kishte asnjë pikëpyetje", tha Lajçaku.

Rezultatet përfundimtare (përcaktuese) të zgjedhjeve lokale në Bujanoc (tabela)
Cakaj: Shqiptarët rrezikonin të humbin Bujanocin, ka zbutje të rivalitet mes shqiptarëve (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration