Vuçiqi komenton deklaratën e  Haradinajt për bashkim me Shqipërinë?
Rajoni dhe Politika

Vuçiqi komenton deklaratën e Haradinajt për bashkim me Shqipërinë?

19.Jan.2021 11:15
0

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se deklarata e Ramush Haradinajt, kandidat për president të Kosovës, për mundësinë e bashkimit me Shqipërinë kërcënon jo vetëm Serbinë, por edhe rajonin, Evropën dhe mbarë botën.

“Ndaj kësaj nuk duhet reaguar me kërcënim. Ju bëni çfarë të doni, ndërsa ne do të kemi një përgjigje të mirë dhe adekuate dhe qytetarët nuk duhet të shqetësohen”, tha Vuçiqi, raporton “N1”, transmeton “Zeri”.

Kreu i AAK-së deklaroi dje se Bashkimi Evropian, me sjelljet e tij ndaj Kosovës, po e shtyn vendin drejt bashkimit me Shqipërinë.

“Nëse Kosova nuk është në dyert e NATO-s dhe nëse Kosova nuk ka liberalizim të vizave me BE-në, nuk ka njohje nga pesë shtetet anëtare të BE-së, nëse nuk jemi në dyert e OKB-së, çka të bëjmë më tutje? A do ta pranojmë atë që janë munduar të na bindin se Kosova është e lodhtë, e dobët?”, tha Haradinaj. 

Ndërkaq Vuçiqi tha se do të donte që për këtë deklaratë të dëgjonte ndonjë reagim nga Brukseli ose Washingtoni.

“Sepse nëse, Zoti na ruajt, dikush në Serbi me një pozicion kaq të lartë do të fliste për ndonjë lloj bashkimi tjetër në Ballkan, ata gati se do të na bombardonin. Por është e kotë të flasësh më për standarde të dyfishta”, tha ai.

Vuçiqi kujtoi se Haradinaj duke garuar për t’u bërë president i ri i Kosovës dhe se, nëse ai e arrin atë me ndihmën e votave të Vetëvendosjes, mund të lindë një situatë shumë e pafavorshme në të cilën qeveria dhe presidenti i Kosovës do të përpiqen për bashkimin me Shqipërinë.

“Për këtë do të mundë të reagojmë. Unë s’e kërcënoj askënd, por krijimi i Shqipërisë së madhe është kërcënim për Serbinë, rajonin, Evropën e botën”, deklaroi presidenti serb, Aleksandar Vuçiq. 

Serbia i premton Maqedonisë së Veriut 8.000 vaksina "Pfizer" nga dërgesa e saj
Në Bujanoc arrestohet i dyshuari për dhunë në familje
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration