Në Serbi janë konfirmuar 284 raste të reja dhe 7 të vdekur të tjerë nga COVID-19
Rajoni dhe Politika

Në Serbi janë konfirmuar 284 raste të reja dhe 7 të vdekur të tjerë nga COVID-19

05.Apr.2020 17:15
0

Gjatë 24 orëve të fundit në Serbi janë konfirmuar 284 raste të reja me koronavirus dhe shtatë persona kanë vdekur.

Gjithsej në Serbi janë konfirmuar 1.908 raste me koronavirus, ndërsa në total 7.360 veta janë testuar

Epidemiologu Predrag Kon në një konferencë për media deklaroi se në Serbi janë konfirmuar gjithsej 1.908 raste me koronavirus dhe janë testuar gjithsej 7.360 persona, ndërsa numri i përgjithshëm i vdekjeve ka arritur në 51.

Në 24 orët e fundit, kanë vdekur pesë burra dhe dy gra, të gjithë gjithashtu vuanin nga sëmundje të tjera, kurse mosha mesatare e të tyre ishte 64.2 vjet.

Kon shtoi se 1.082 njerëz janë shtruar në spitalet në Serbi, 98 prej të cilëve janë në respirator.

Gjatë konferencës gjithashtu u theksua se koronavirusi u konfirmua edhe te punonjësit e shëndetit në spitalet në Valjevë dhe Çupri dhe se një numër i mjekëve të përgjithshëm në klinikën gjinekologjike dhe obstetrike në Beograd ishin të infektuar, por që të gjithë punëtorët shëndetësorë ishin të izoluar dhe kontaktet e tyre monitorohen nga afër.

“Ne kemi shëruar pacientë, por numri është ende i vogël sepse procesi i shërimit zgjat më shumë. Për ata me një situatë klinike më të lehtë, trajtimi zgjat midis shtatë ditëve dhe dy javë, dhe ata që kanë gjendje më të vështirë, trajtimi zgjatë më shumë se tetë javë”, tha Goran Stevanoviq, drejtori i Qendrës Klinike Infektive në Serbi.

Bota s’do të jetë më kurrë e njëjta pas koronavirusit
Kurti: Disa politikanë në Prishtinë e Beograd duan konflikt në veri të Ibrit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration