Maqedonia e Veriut miraton Ligjin për regjistrimin e popullsisë
Rajoni dhe Politika

Maqedonia e Veriut miraton Ligjin për regjistrimin e popullsisë

21.Jan.2021 15:16
0

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi të enjten Ligjin për regjistrimin e popullsisë.

Ligji u miratua me 62 vota, përfshirë edhe ato të opozitës shqiptare që ishin vendimtare për kalimin e tij.

Shumica parlamentare nuk i kishte numrat e nevojshëm, ndërsa opozita maqedonase e bojkotoi votimin.

Sipas Ligjit, regjistrimi i popullsisë do të realizohet në prill të këtij viti - 19 vjet nga regjistrimi i fundit, i realizuar në vitin 2002.

Miratimit të Ligjit i parapriu debat i ashpër mes partive në pushtet dhe partisë opozitare maqedonase VMRO DPMNE, e cila pretendon se regjistrimi nuk do të tregojë numrin real të popullsisë, në veçanti përqindjen e shqiptarëve në shtet.

Në bazë të regjistrimit të fundit, shqiptarët përbëjnë 25.17 për qind të numrit të përgjithshëm të popullsisë dymilionëshe të Maqedonisë së Veriut.

VMRO-DPMNE-ja ka nisur me mbledhjen e nënshkrimeve për anulimin e Ligjit për regjistrim, duke paralajmëruar se nuk do t’i njohë rezultatet e tij.

Në Kushtetutë, shqiptarët definohen si popull që flet gjuhë të ndryshme nga maqedonishtja dhe që përbën mbi 20 për qind të popullatës.

Mbi bazë të kësaj përqindjeje janë përcaktuar të drejtat e tyre gjuhësore, të simboleve, të punësimit, të përfaqësimit, të drejtat kulturore e kështu me radhë.

 

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, tha të mërkurën se regjistrimi i popullsisë nuk duhet të nxisë tensione, sepse, siç tha, “të drejtat e fituara civile të popujve pakicë mbeten dhe mund të zhvillohen më tej”.

Përpjekje për zbatimin e regjistrimit ka pasur në vitin 2011, por ky proces është ndërprerë disa ditë para përfundimit, për shkak të përplasjeve të ashpra mes partive që ishin në pushtet, VMRO DPMNE-së dhe Bashkimit Demokratik për Integrim, pikërisht për mënyrën e regjistrimit të popullsisë, në veçanti të qytetarëve që jetojnë përkohësisht jashtë vendit.

Si atëherë, edhe tani, VMRO është kundër përfshirjes së tyre në numrin e përgjithshëm të popullsisë, meqë kjo, sipas kësaj partie, do t'i prishte shifrat reale të popullatës që jeton në Maqedoninë e Veriut./REL/

Fuqizohet vendimi: Qytetarët e Shqipërisë mund të udhëtojnë drejt Serbisë me letërnjoftim
Shqipëria shpall person të padëshirueshëm një diplomat rus
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration