Fabrizi: Status quo-ja nuk i konvenon as Serbisë, as Kosovës
Rajoni dhe Politika

Fabrizi: Status quo-ja nuk i konvenon as Serbisë, as Kosovës

05.Jun.2020 15:09
0

Pozicioni aktual “status quo” nuk është në favor as të Beogradit, as të Prishtinës. Kështu citohet nga B92 të ketë thënë shefi i delegacionit të BE-së në Serbi, Sem Fabrizi. Ai ka shtuar se në BE ekziston bindja se qeveria e re e Kosovës e kupton nevojën për përtëritjen e dialogut, ndërsa Beogradi tregon “përkushtim të fuqishëm” për vazhdimin e dialogut.

Fabrizi ka thënë se Lajçak është “shumë aktiv” në bisedimet me Beogradin e Prishtinën dhe se e ka ndërmend t’i vizitojë ato, gjë që deri tash nuk ishte e mundur për shkak të rrethanave ekzistuese.

t’ua bëjmë të mundur që negociatorët ta bëjnë punën e vet”, është shprehur ai. 

Ka shtuar se BE mbetet e përcaktuar të mos imponojë zgjidhje për çështjen e Kosovës, kurse është punë e Beogradit dhe e Prishtinës që të arrijnë marrëveshje, që do të ishte e pranueshme dhe në përputhje me “ligjet e tyre të brendshme” si dhe me të drejtën europiane e ndërkombëtare.

BE-ja, sa afër-aq larg marrëveshjes Kosovë-Serbi
Facebook nis etiketimin e mediave shtetërore ruse, kineze…
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration