144 shtetas të Shqipërisë iu bashkuan ISIS-it
Rajoni dhe Politika

144 shtetas të Shqipërisë iu bashkuan ISIS-it

12.Aug.2019 08:43
0

Një raport i përgatitur në vitin 2018 nga agjencitë e sigurisë jep një tablo të qartë se sa shtetas të Shqipërisë luftuan për Shtetin Islamik në zonat e konfliktit në Siri dhe Irak. 

Sipas të dhënave, 144 persona nga Shqipëria iu bashkuan ISIS-it, ndër ta 79 meshkuj, 27 femra dhe 38 fëmijë. Në bazë të informacioneve të agjencive të sigurisë, 26 shqiptarë dyshohet se humbën jetën në Siri dhe Irak, të gjithë meshkuj.

45 persona nga 144 që kanë qëndruar në zonat e konfliktit janë kthyer në Shqipëri. 30 prej tyre janë burra, 7 gra dhe 8 fëmijë. Në raportin e një viti më parë thuhet se në zonat e konfliktit ndodheshin ende 73 shqiptarë.

Mënyra se si ata trajtohen nuk bëhet publike nga autoritetet pasi plani konsiderohet sekret.

Bashkimi i shqiptarëve me grupet terroriste të ISIS-it apo Al Nusras nisi në vitin 2012. 2014-a shënoi ulje të shtetasve nga Shqipëria që shkonin në zonat e luftës. Kjo për shkak se prokuroria dhe policia në atë kohë zhvilloi një aksion ku u arrestua një grup prej 11 personash. Ata propagandonin sheriatin dhe u krijonin mundësi besimtareve myslimanë të cilët donin t’i bashkoheshin kësaj lufte./tvklan.al

8 libra paranormalë që duhen lexuar
16 vjet në shërbim si mësuese e shqipes në Turqi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration