12 mbrojtësit e krahëve më të mirë në histori të Premier Ligës
Sport

12 mbrojtësit e krahëve më të mirë në histori të Premier Ligës

20.Aug.2019 07:45
0

Ashley Cole konfirmoi pensionimin nga futbolli të dielën e fundjavës së kaluar. 

Ish-mbrojtësi i Arsenalit dhe Chelsea e zhvilloi ndeshje e tij të fundit me Derby Countyn në Championship gjatë humbjes ndaj Aston Villës në muajin maj, e që nuk arritën të futeshin në Ligën Premier.

Cole fitoi të gjithë trofetë e mundshëm me klube si, tri Liga Premier, shtatë Kupa FA, një Ligë të Kampionëve dhe një Ligë të Evropës.

38-vjeçari do të mbahet mend si njëri ndër lojtarët më të suksesshëm në futbollin anglez, e që ishte më i miri në pozitën e tij.

TalkSPORT ka përpiluar një listë me 12 mbrojtësit e krahëve më të mirë në histori të Ligës Premier:

Gary Neville

Neville padyshim cilësohet si njëri ndër më të mirët në pozitën e tij, 44-vjeçari kaloi 19 vite duke luajtur për Manchester United, derisa ka fituar shumë trofe në Old Trafford.

 

Lee Dixon

Një tjetër super mbrojtës i djathtë që kishte luajtur për 14 vite te Arsenali. Gjatë asaj kohe kishte fituan dy Liga Premier, ndërsa konsiderohet si legjendë e Gunners.

Patrice Evra

Evra njihet më shumë si një lojtar që i përdor rrjetet sociale, por në kohë kur luante nën urdhrat e Sir Alex Ferguson, ishte njëri ndër më të mirët në pozitën e tij.

Stuart Pearce

Pearce qëndroi për 12 vite te Nottengahm Foresti, e që padyshim cilësohet si njëri ndër lojtarët më të mirë anglez, e që kishte luajtur edhe në 78 ndeshje për Anglinë.

Denis Irwin

Ai ka luajtur në 961 ndeshje për klubet si, Leeds, Oldham, United dhe Wolves, gjatë karrierës së tij 21-vjeçare, e natyrisht që cilësohet si legjendë.

Leighton Baines

Bëri debutimin në vitin 2002 në Ligën Premier, ndërsa tani si 34-vjeçar ende vazhdon të luajë te Evertoni, e që është në mesin e lojtarëve që ka bërë më së shumti paraqitje në Angli.

Graeme Le Saux

Le Saux luajti për Chelsean, Blackburnin dhe Southamptonin në Ligën Premier gjatë karrierës së tij 16-vjeçare.

Kyle Walker

Anglezi e theu rekordin e transferimeve për një mbrojtës në vitin 2017, pasi kaloi për 60 milionë euro te Manchester City nga Tottenhami. Walker njihet tashmë si një mbrojtës që vështirë se mund të kalohet nga kundërshtarët për shkak të fizikut dhe shpejtësisë së tij.

Bacary Sagna

Sagna u bë i njohur gjatë kohës kur luante te Arsenali, derisa më vonë kaloi te Manchester City për t’i kaluar tri vite të tjera. Për Francën kishte bërë 65 paraqitje, ndërsa tani luan te Montreal Impact në MLS.

Pablo Zabaleta

Mbrojtësi argjentinas luajti një rol kyç në ndërtimin e skuadrës së Cityt, duke fituar dy tituj të Ligës Premier, një FA Cup dhe një Carabao Cup.

Lauren

Lauren ishte pjesë e skuadrës së artë të Arenalit në sezonin 2003/04 kur nuk pësuan asnjë humbje, por ndër vite ishte i dalluar për paraqitjet e tij.

FIFA shpall nominimet për golin më të bukur të sezonit (video)
Mesazhi sekret i letrës ruse nga viti 1969, brenda një shisheje të hedhur në det
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration